Lajme
Në burgjet e Bernës futet detyrimi i mbajtjes së maskës
Në burgjet rajonale të Kantonit të Bernës, nuk është gjithmonë e mundur të ruhet distanca e kërkuar minimale prej 1.5 metra për shkak të kushteve të punës
Tani e tutje, të gjithë të burgosurit, punonjësit dhe vizitorët e burgjeve rajonale të Bernës duhet të mbajnë maska mbrojtëse, njofton drejtoria kantonale e sigurisë, shkruan sda.ch.
Ky vendim është marrë për të minimizuar rrezikun e infektimit nga koronavirusi. “Deri më tani, kemi arritur ta mbajmë virusin larg burgjeve rajonale” ka thënë drejtori i sigurisë Philippe Müller, transmeton albinfo.ch. “Por me këtë masë, ne duam të vazhdojmë të mbajmë rrezikun e infeksionit sa më të ulët që të jetë e mundur”.
Në burgjet rajonale të Kantonit të Bernës, nuk është gjithmonë e mundur të ruhet distanca e kërkuar minimale prej 1.5 metra për shkak të kushteve të punës, përcjell albinfo.ch. Për shkak të hyrjes dhe daljes së shpeshtë të personave të burgosur, rritet mundësia e infektimit me virusin e koronës.
Ky detyrim vlen vetëm për ato periudha kur personat e prekur, në këtë rast, të burgosurit, janë jashtë qelive të tyre.
Në kantonin e Bernës punojnë pesë burgje rajonale. Ato ndodhen në: Bernë, Biel, Burgdorf, Thun dhe Moutier. Rreth 400 të burgosur, 250 punonjës dhe vizitorët, janë të prekur nga kjo masë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” Një nismë arsimore për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












