Jeta në Zvicër
Në çdo kantier ndërtimi ka punëtorë në të zezë
Numri i padive ndaj punëtorëve në të zezë është rritur viteve të fundit në Zvicër. Për ndërmarrësit seriozë, biznesi i paligjshëm është një problem i madh.
Molerët, muratorët apo elektricistët janë disa nga profesionet, të cilët janë duke luftuar me punëtorët në të zezë. “Ata janë si rëra në det. Në çdo kantier ndërtimi ka punëtorë në të zezë. Kjo është shumë problematike për firmat e mëdha”, thotë një moler, i cili dëshiron të mbetet anonim. Në fakt, sipas ekspertëve në sektorin e ndërtimit, problemi i punës në të zezë është i njohur në gjithë Zvicrën.
Nga Shoqata zvicerane për molerë dhe gipserë (SMGV) shprehen se “tema e punëtorëve në të zezë është një problematikë që aktualizohet shpesh”, thotë për 20 min drejtori Peter Bäriswyl.
Numri i saktë i tyre mbetet enigmë. “Problemi është kryesisht për shkak se punëtorët në të zezë paguhen lirë dhe kështu janë konkurrencë e madhe për ndërmarrësit seriozë.
Problemi është i njohur edhe në Policinë Kantonale në Cyrih: “Ne kemi një mandat ligjor dhe, për këtë arsye rregullisht kryejmë inspektime në përputhje me ligjin në fuqi”, thotë Marc Besson. Këto zhvillohen në institucione të ndryshme me rroba civile apo edhe në uniformë.
Në vitin 2016 janë raportuar rreth 1000 punëtorë në të zezë dhe rreth 500 punëdhënës që kanë ofruar punë ilegale. Në vitin 2015 janë raportuar rreth 900 punonjës dhe rreth 400 punëdhënës, e në vitin 2014 rreth 600 të punësuar dhe mbi 300 punëdhënës.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”












