Lajme
Në cilat qytete të Zvicrës kushton më lirë parkimi
Në disa qytete, banorët nuk paguajnë pothuajse asgjë për të parkuar në zonën blu por në qytete të tjera kjo kushton mbi 1.000 franga në vit.
Banorët që duan të parkojnë makinën e tyre për kohë të gjatë në zonën blu, në shumicën e qyteteve zvicerane duhet të blejnë një të ashtuquajtur kartë parkimi. Se sa të mëdha janë dallimet në çmime, tregon një krahasim i ri i bërë nga Comparis, shkruan 20minuten.ch.
Ndryshon për më shumë se 1000 franga çmimi i kartës më të lirë të parkimit nga ajo më e shtrenjtë, që paguajnë banorët në 40 qytetet më të mëdha të Zvicrës.
Sipas krahasimit, kartela më e shtrenjtë e parkimit paguhet në Wetzikon të Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Ajo kushton 1080 franga në vit. Ndërsa më së paku paguhet në Riehen të kantonit Baselstadt. Atje karta në fjalë kushton vetëm 8 franga në vit.
Veçanërisht në kantonet si: Bernë, Basel-Stadt dhe në ato të Zvicrës perëndimore, qytetarët nuk paguajnë shumë për parkim në zonën blu.
Një arsye për dallimet në fjalë duket të jetë lartësia e tatimeve në kantonet individuale, sipas ekspertit të taksave, Leo Hug nga Comparis, përcjell albinfo.ch. “Në zonat me prag më të lartë tatimor, qytetarët janë më pak të gatshëm të lejojnë të `milen`edhe përmes taksave tjera”.
Këto janë çmimet vjetore të parkimit në disa qytete të Zvicrës: Cyrih, 300 franga në vit, Gjenevë, 200; Bazel: 284; Lozanë: 500; Lugano: 480; Lucern, 600; St.Gallen 360 etj.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













