CH-Ballkani
Në cilat vende nxënësit kalojnë më shumë në bankat shkollore
Vende si Austria, Gjermania, Spanja, Holanda, Zvicra dhe Italia, fillimi dhe fundi i vitit shkollor ndryshon në mënyrë të dukshme sipas rajoneve
Shqipëria vjen e fundit në klasifikimin e orëve që kalojnë nxënësit në bankat e shkollave.
Mesatarisht gjysma e vendeve të Evropës zhvillojnë 170 deri në 180 orë mësimi, ndërsa pjesa tjetër varion nga 181 në 190 orë, shifra këto të marra nga raporti i fundit i “Eurydice” me titullin “Organizimi i kohës së shkollës në Evropë, për arsimin fillor dhe të mesëm të përgjithshëm”.
Të parët që kthehen në klasë pas pushimeve verore janë gjermanët, ku dita e parë e shkollës është 1 gusht. Sivjet, viti shkollor, ka nisur në datën 3 shtator në 19 vende të Evropës. Ndërsa në vendet e tjera (Shqipëria, Italia, Portugalia, Spanja, Bullgaria, Luksemburgu dhe Turqia) ka nisur nga mesi i shtatorit, transmeton ‘Scan’.
Në Maltë fëmijët kthehen në shkollë në fund të muajit shtator, ndërsa vlen të theksohet se në vende si Austria, Gjermania, Spanja, Holanda, Zvicra dhe Italia, fillimi dhe fundi i vitit shkollor ndryshon në mënyrë të dukshme sipas rajoneve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë në lidhje me pushimet verore numri i javëve varion nga shteti në shtet. Duke nisur me 6 javë në Gjermani, Holandë, Britaninë e Madhe dhe Lihtenshtajni, dhe kaluar më pas me 13 javë në Shqipëri, Letoni, Portugali, Turqi, Itali, e duke përfunduar me Bullgarinë me 15 javë për arsimin privat.
Veç pushimeve verore kemi pushimet e dimrit që zgjasin zakonisht 2 javë, ato pranverore (pashkët etj) me rreth 1 javë në 19 vende të Evropës. Sigurisht sipas vendeve dhe festave përkatëse (fetare ose të tjera) variojnë dhe ditët e pushimit për nxënësit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













