Tematike

Në cilin vit do të vdes?

Për 600 CHF, një analizë gjenetike i mundëson secilit prej nesh të nxjerrë konkluzione në lidhje me kohëzgjatjen e jetës së tij

Gazetari Laurent Graber (Lematin.ch) tregon për rezultatet e analizave që kishte pranuar të bëjë për lexuesit e gazetës Le matin. «Mendoja se kam 35 vjet, por e kisha pasur gabim. Biologjikisht jam vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç! Rezultatet e reja të testit ADN që zbulova me kënaqësi tregojnë qartë për moshën time biologjike, në tabelën statistikore të kryer falë fotografisë së marrë me mikroskop të kromozomeve të mia. Analizat tregojnë se unë do të vdes rreth vitit 2071, ose rreth moshës 96 vjeçare», dëshmon hareshëm gazetari.

Kur do të vdes?

Prej disa muajsh “Life Length” mund të sjellë për të gjithë një përgjigje relativisht të besueshme shkencore për këtë pyetje ekzistenciale dhe shumë preokupuese. Kjo analizë kushton rreth 500 € (ose 600 franga). Këtij testi iu nënshtrua pra gazetari Graber. Për ta bërë këtë, kompania spanjolle me bazë në Madrid ka shqyrtuar 200’000 kromozomet në mostrat e gjakut të ngrirë që gazetari kishte dërguar nëpërmjet një pakete postale.

Analiza që së shpejti do të bëhen banale

Në skajet e tyre janë kapele e ADN-së, të quajtura telomeres. Sa herë që qelizat përtërihen, telomereset shkurtohen deri sa trupi zbehet dhe në fund fare vdes. Telomeresat e mi kanë një gjatësi mesatare prej 8,17 kilobazë, shpjegon gazetari  dhe vetëm 13,8% prej tyre konsiderohen të jenë të shkurtër. Shumë mirë, por çfarë do të thotë kjo?

“Studimet tregojnë se njerëzit e lindur me telomeresa të shkurtër janë më të prirë për sëmundje të lidhura me moshë dhe jetëgjatësia e tyre është më e shkurtër”, thekson Maria Blasco, shkencëtare për  Length Life. Kjo studiuese, 46-vjeçare, që nga viti 2007 ka  zhvilluar testin mbi telomeresët. Kohët e fundit ajo udhëheq Qendrën spanjolle për Kërkime rreth kancerit.

Rreth 500 teste janë kryer deri tani nga Length Life. Çdo herë rezultatet janë krahasuar me ato të një baze me të  dhëna. Rezultatet tregojnë  “nëse pacienti ka telomerese më të shkurtra sa duhet në moshën e tij, do të çonte në plakje të përshpejtuar”, nënvizon Maria Blasco. Ajo thekson se në vitet e ardhshme kjo analizë do të jetë aq e zakonshme, siç është ajo për të kontrolluar nivelin e tij të kolesterolit.

Rishqyrtimi i cilësisë së jetës

Ky test përcakton moshën biologjike të pacientit. Domethënë, të trupit të tij. Që mund të jetë më pak sesa mosha e paraqitur në letërnjoftim dhe tregon nëse pacienti ka një jetë të shëndetshme e një trashëgimi të mirë gjenetike. Ose, për ndryshe, analiza mund të japë një moshë më të lartë se ajo e letërnjoftimit, në qoftë se pacienti është i sëmurë, ose pi duhan, pije, merr drogë ose në qoftë se praktikon stërvitje të vogla.

Rezultatet mund të ndihmojnë gjithashtu të parashikojnë zhvillimin e parakohshëm të moshës të lidhura me sëmundjet.

Çfarë ndodh nëse telomereset janë më të shkurtra se sa duhet?

Përveç rishqyrtimit të cilësisë së jetës  dhe  meditimit, asgjë tjetër nuk mund të bëhen, tregon shkencëtarja.

Por kjo mund të ndryshojë për shkak të drogës ad hoc që pritet të dalin brenda pesë deri në dhjetë vjet, sipas Maria Blasco. “Shumë kompani tashmë janë duke punuar në aktivizues telomeres”, thotë ajo. Por kjo do të ndryshojë vitet e ardhshme, medikamente përkatëse do të dalin pas pesë apo dhjetë vjetëve. Z. Blasco bën me dije se “shumë kompani tashmë janë duke punuar për të gjetur mënyrën e  aktivizimit të  telomeresëve”.

Por gazetari vështron se demokratizimi i testeve të tilla mund të shtyjë kompanitë e sigurimeve ose ndërmarrjet të obligojnë punëtorët apo kontraktuesit t’i nënshtrohen këtij testi para se t’i punësojnë apo t’i sigurojnë. Një rrezik, pra, që lajmëron pasoja të rënda për mesin shoqëror.