Shkurt.ch
Sot në Cyrih mbahet Forumi Ekonomik Maqedoni-Zvicër
“Investimi dhe tregtia me Maqedoninë, raporte nga përvojat e ndërmarrësve zviceranë”, do të jenë në fokus të Forumit Ekonomik Maqedoni – Zvicër, që do të mbahet sot, nga ora 14, në Hotel Krone Unterstrass, Schaffhauserstrasse 1, 8006 Zürich.
Nga Maqedonia në Forumin e Cyrihut do të vijnë zëvendëskryeministri Vladimir Pesevski, ministri për Investime, Arlind Zeqiri dhe shefi i Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida, të cilët me referimet e tyre do të sjellin një pasqyrë të gjendjes në fushën e investimeve në Maqedoni.
Gjatë punimeve të forumit, disa nga përfaqësuesit e investuesve nga Zvicra do të raportojnë për përvojat e tyre për investimet në Maqedoni.
Forumi në Cyrih ishte në radhën e aktiviteteve të ngjashme që organizon SEC (Dhoma e Bizneseve e Cyrihut për Evropën e Mesme), ku promovohen ekonomitë e vendeve të ndryshme të Evropës.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës










