Lajme
Në Cyrih, të rinjtë po infektohen më shpesh sesa në fillim të pandemisë
Është treguar se në dy javët e fundit në kanton ka pasur dukshëm më shumë të rinj me koronavirus sesa në muajt e parë të pandemisë
Sot paradite, në Cyrih, Drejtoria për Shëndetësi e Kantonit ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rrjedhën e koronavirusit në kanton, shkruan srf.ch. Në konferencë, para gazetarëve ka folur Nathalie Rickli, e cila është në krye të kësaj drejtorie dhe përgjegjës të tjerë.
Sipas Stefan Neubert, përgjegjës për analizat e të dhënave tnë Drejtorinë e Shëndetit në Cyrih, është treguar se në dy javët e fundit në kanton ka pasur dukshëm më shumë të rinj me koronavirus sesa në muajt e parë të pandemisë.
Një nga arsyet për këtë është se të rinjtë midis moshës 20 dhe 40 vjeç, pas një pauze, janë përsëri në lëvizje, transmeton albinfo.ch. Shumica e infeksioneve kanë ndodhur në familje, mjedise të punës dhe në ambiente shkollore.
Ndërkaq, numri i infeksioneve të reja tek personat mbi 50 vjeçarë është nën mesataren. “Kjo tregon se kjo grupmoshë merr masa për të mbrojtur veten, në përputhje me rrethanat”, ka tthënë Neubert. Megjithë këto që u thanë më lart, shifrat nuk janë mbi mesataren as tek të rinjtë, ka shtuar ai.
Ndërsa Rickli, e pyetur rreth detyrimit për vënie të maskave në transportin publik është përgjigjur se aktualisht nuk janë rrethanat për një detyrim të tillë, përcjell albinfo.ch. Ajo ka shtuar se vendosja e maskave mbetet në vetëpërgjegjësinë e qytetarëve
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













