Lajme
Në ditën e parë, rreth 570.000 zviceranë kanë shkarkuar aplikacionin Swiss Covid
Matja bazohet në vendosjen automatike të kontaktit me sistemin e gjurmimit të afërsisë për të përditësuar të dhënat e konfigurimit
Në ditën e parë pas fillimit zyrtar, një numër relativisht i madh njerëzish në Zvicër kanë nisur përdorimin e aplikacionit “Swiss Covid”. Në të vërtetë, gjithsej afër 570 mijë veta e kanë shkarkuar aplikacionin në fjalë, i cili është krijuar për të ndjekur infeksionet me koronavirus, raportopn srf.ch.
Këtë njoftim e ka bërë publik të premten Zyra Federale e Statistikave (FSO), transmeton albinfo.ch. “Numri i aplikacioneve aktive Swiss Covid kishte arritur në 566.894 të enjten, thuhet në komunikatën e zyrës në fjalë.
Matja bazohet në vendosjen automatike të kontaktit me sistemin e gjurmimit të afërsisë për të përditësuar të dhënat e konfigurimit. Ky operacion përsëritet disa herë në ditë, përcjell albinfo.ch. Numri i konstatuar i përdoruesve është një tregues për shkallën në të cilën aplikacioni po përdoret nga popullata në jetën e përditshme. si një nga masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












