Fotolajmi
Në ekonominë më të fortë evropiane rritet hendeku në mes të pasurve dhe të varfërve
"Dallimet në mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani janë më të thella se dy dekada më parë", thotë studimi..
Një studim i publikuar nga Instituti Gjerman i Makroekonomisë (IMK) tregon se dallimet në mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani janë më të thella se dy dekada më parë, njoftojnë mediat nga Berlini.
Numri i gjermanëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë në vendin më të fortë ekonomik në BE u rrit nga 11 për qind në vitin 1993 në 15.3 në vitin 2013, tregon studimi. Të varfër konsiderohen rastet në të cilat të ardhurat mujore sillen më pak se 60 për qind e pagës mesatare , përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit të IMK, dallimet në mes të pasurve dhe të varfërve ndikojnë ndjeshëm në shkollim, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve të lindur në familje që i përkasin grupit të të varfërve.
Rezultatet e studimit janë të habitshme, duke pasur parasysh se aktualisht shkalla e papunësisë në Gjermani është një rekord të ulët 4.6 për qind, dhe rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme për disa vjet. Përveç kësaj, nga viti 2010 deri 2014 rritja ekonomike gjermane është më e lartë se ekonomitë e tjera të mëdha në BE, vendi ka suficit më të madh tregtar në botë dhe borxhin në krahasim me GDP-në u reduktua në 68. 6 për qind.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














