Lajme
Në emër të grave, vetëm 15 për qind e pronave në Kosovë
“Sot në Kosovë janë të regjistruar vetëm 15 për qind të tërë pronave të regjistruara, në emër të grave. Marrë parasysh se sa prona janë të regjistruara vetëm 15 për qind dhe këto shifra janë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës...
Në tryezën e mbajtur sot me temën “Gratë dhe Pronat” në kuadër të Festivalit për të Drejtat e Njeriut – “Femart” u tha se vetëm 15 për qind të pronave të regjistruara në Kosovë janë të regjistruara në emër të grave.
Përfaqësuesja e Agjencisë për Barazi Gjinore, në zyrën e kryeministrit, Leonora Selmani derisa dha shifrat e regjistrimit të pronave në emër të grave shtoi se në momentin e mosregjistrimit të pronës në emër të gruas, për shkaqe të ndryshme, paraqiten probleme.
“Sot në Kosovë janë të regjistruar vetëm 15 për qind të tërë pronave të regjistruara, në emër të grave. Marrë parasysh se sa prona janë të regjistruara vetëm 15 për qind dhe këto shifra janë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës…
Ky 15 për qindëshi, shumica është pronë e veçantë, pronë që e ka trashëguar, pronë që pas martesës i ka dhënë dhuratë dikush, por shumë pak raste ka që ajo është regjistruar bashkë me burrin. Dhe në rastet kur ato qysh në fillim nuk po e regjistrojnë pronën vetë që është e tyre, e kanë krijua vetë bashkë me burrin, problemet po vijnë në vazhdimësi, sepse në momentin e vdekjes së njërit nga bashkëshortët ose në momentin kur dikush duhet ta trashëgojë atë pasuri ajo nuk mund ta trashëgojë, në këtë rast edhe vajza e saj e ka problem me trashëgu sepse nuk ka qenë e regjistruar më kohë”, tha ajo.
Sociologia Sibel Halimi tha se për të ndryshuar botëkuptimet e gjeneratave të reja, qoftë edhe në lidhje me të drejtën e pronës, atëherë duhet të punohet shumëdimensionalisht.
“Nëse dëshirojmë që gjeneratat e reja të ndryshojnë botëkuptimet e tyre, jo vetëm karshi të trashëgimisë, por edhe shumë çështjeve apo vlerave që përbëjnë një sh oqëri moderne atëherë ne duhet punuar shumëdimensionalisht, e veçanërisht në tekste shkollore, në ndryshim të paraqitjes së roleve në tekste shkollore, në ndryshim të botëkuptimeve të mësimdhënësve gjatë interpretimit apo ligjërimit të tyre, të lëndëve të caktuara”, tha ajo.
Në kuadër të festivalit “Femart”, përveç tryezës për pronësinë e gruas, sot u mbajt edhe tryeza me temën “Shërimi i plagës amnore dhe ndërlidhja me aktivizimin”, ndërsa në Galerinë e Fakultetit të Arteve, në ora 18:00, do të hapet ekspozita “Kur të vdes unë bëni çfarë të doni”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











