Lajme
Në Gjilan promovohen prodhimet e Anamoravës
Gjilani ka brende jashtëzakonisht të fuqishme që shiten në tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Afërt. Kështu u tha sot në hapje të panairit të Anamoravës në sheshin "Agim Ramadani"
Në Gjilan sot është hapur panairi regjional i produkteve vendore, në të cilin kompanitë e Anamoravës po i ekspozojnë prodhimet e tyre. Ky panair që do të zgjatë deri të dielën, organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, ndërsa hapjen e kësaj ngjarje e ka bërë kryetarit Lutfi Haziri dhe udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer.
“E falënderoj partnerin tonë strategjik, organizatën gjermane GIZ për mbështetjen. Familjet bujqësore në Gjilan, prodhuesit, kompanitë dhe brendet e mëdha, sot dhe nesër e kanë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, që ta informojnë opinionin dhe bashkatdhetarët me prodhimet e Gjilanit dhe të Anamoravës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Ai tha se komuna krenohet me bizneset e kësaj ana, të cilat kanë tejkaluar kufijtë shtetëror, siç janë: “Fluidi”, “Calabria”, “Moea”, “Frutimania”, “Ask Food”, “Consoni”…
“Po ashtu këtu bënë pjesë edhe prodhimi i djathit në Bresalc, i bimëve mjekësore në Stanishor, Verbicë të Zhegocit dhe vendbanime tjera. Jemi të kënaqur që prodhimi i shumë produkteve bujqësore në Gjilan është duke u zhvilluar në mënyrë jashtëzakonisht pozitive. Ne po i kthehemi edhe prodhimeve tradicionale që Gjilani i ka pasur deri tek bima e duhanit”, tha Haziri.
Ndërkaq, udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer, ka deklaruar se është e kënaqur dhe e nderuar që kanë mund ta ndërtojnë një platformë të përbashkët. “Shpresoj shumë që do të bëhet një trend që të gjithë t’i blejnë produktet lokale e regjionale që ju i prodhoni, të cilët kanë informata për mënyrën se si prodhohen”, tha Mooshofer.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













