Lajme
889 raste të reja me koronavirus, javën e parë të janarit, në Kosovë
Java e parë e janarit 2022 ka shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Vetëm gjatë kësaj jave janë konfirmuar 889 raste të reja me COVID-19.
Shifra më e lartë e infektimeve u shënua dje, kur u konfirmuan 264 raste të reja.
Më 1 janar 2022 u konfirmuan 47 raste të reja dhe 1 rast i vdekjes. Më 2 janar u konfirmuan 29 raste të reja dhe 0 vdekje, më 3 janar rezultuan pozitivë 38 qytetarë dhe raste të vdekjes nuk pati. Më 4 janar filloi dukshëm rritja e rasteve, kur u konfirmuan 108 raste, më 5 janar u konfirmuan 107 raste, më 6 janar vazhdoi rritja e rasteve, kur u konfirmuan 152 të tilla. Më 7 janar ishin 144 raste dhe dje, më 8 janar, 264 raste të tjera me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive në vend është 1 251.
Po ashtu gjatë kësaj jave është shënuar vetëm një rast i vdekjes më 1 janar 2022. Që nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 2991 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, theksoi se numri në rritje i rasteve me COVID-19 mund të rrisë edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, për çka të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme.
Latifi ka kërkuar që klinikat e QKUK-së dhe institucionet e tjera shëndetësore të jenë të gatshme për t’u ballafaquar me çfarëdo zhvillimi të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, ndërsa profesionistëve shëndetësorë u kërkoi që të vaksinohen plotësisht, përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës. Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kujtojmë se dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar të jepet në dhjetor të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













