Lajme
Në këtë komunë të Zvicrës, të ardhurat mesatare janë 158.000 franga
Në Freienbach SZ të ardhurat mesatare gjatë periudhës së përmendur janë rritur për 149 për qind. Nga 63 000 në 158 000 franga
Të ardhurat mesatare të qytetarëve të komunave zvicerane vijnë duke u rritur në vazhdimësi. Një rritje veçanërisht të madhe të të ardhurave e ka shënuar komuna Freienbach e Kantonit të Schwyz-it që shtrihet buzë Liqenit të Cyrihut. Bëhet fjalë për një rritje që e kalon dyfishin në krahasim me njëzet vjet më parë.
Më saktë: në Freienbach SZ të ardhurat mesatare gjatë periudhës së përmendur janë rritur për 149 për qind. Nga 63 000 në 158 000 franga! Në këtë mënyrë, komuna në fjalë prin bindshëm në ranglistën e komunave sipas rritjes që kanë shënuar, shkruan gazeta “Tages Anzeiger” në një artikull të botuar sot, transmeton albinfo.ch.
Rritje kanë shënuar edhe të ardhurat në komunat e tjera buzë liqenit, si Horgen, Thalwil, të cilat i takojnë Kantonit të Cyrihut. Ndërsa mesatarja e ngritjes në nivel të kantonit të Cyrihut ka qenë 23 për qind. Në Kantonin Thurgau kjo rritje ka prekur shkallën prej 25 %.
Përjashtim sa i përket rritjes së të ardhurave të banorëve të komunave të tyre përbëjnë kantonet St. Gallen dhe Schaffhausen, respektivisht qytetet e tyre. Kështu në qytetin Schaffhausen të Kantonit me të njëjtin emër dhe në atë Wil të Kantonit të St. Gallenit, të ardhurat kanë pësuar rënie, duke rrëshqitur nën mesataren e vendit, që është 60.000 franga, transmeton albinfo.ch. Në Schaffhausen këto të ardhura janë ndalur në 54.650 franga, ndërsa në Wil, 56.444 franga.
Ndërkaq, pas kantonit të Schwyz-it, ngritje më të madhe te të ardhurave kanë shënuar komunat e Kantonit të Zug-ut. Në vetë kryeqytetin me të njëjtin emër, Zug, brenda njëzet viteve të kaluara janë rritur të ardhurat mesatare të qytetarëve për 74 për qind. Me shifra, këto të ardhura tani janë 127.000 franga për çdo banor të këtij qyteti, përcjell albinfo.ch.
Sigurisht komunat ose qytetet me të ardhurat me të larta mesatare këtë e kanë arritur falë faktit se në ato komuna jetojnë mbi mesataren njerëz shumë të pasur, sepse në fakt po u llogarit mesatarja sipas kriterit tjetër, të quajtur “median” (gjysma fitojnë më shumë dhe gjysma tjetër më pak se kaq) atëherë, sa i përket qytetit Zug rezulton shifra 63.000 franga e jo 127 mijë franga.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë










