Lajme
Në këto kantone të Zvicrës njerëzit kanë më shumë para
Me 78,473 CHF për frymë, kantoni Zug është qartësisht në vendin e parë, me Cyrihun në vendin e katërt me 56,322 CHF
Sa para mund të shpenzojnë njerëzit për konsum, strehim dhe kohë të lirë, ose sa para mund te kursejnë? Instituti i kërkimit të tregut GFK prezantoi të mërkurën shifra të reja.
Me një total prej 49,100 CHF, zviceranët kanë fuqi blerëse për frymë dukshëm më të lartë në vitin 2023 sesa banorët e Austrisë dhe Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Këtë vit, austriakët arrijnë ekuivalentin e 26,423 frangave për frymë për shpenzime, gjermanët ekuivalentin e 26,027 frangave.
Dallimet nuk janë të dukshme vetëm midis vendeve. Ekzistojnë gjithashtu dallime të qarta rajonale brenda vendeve përkatëse, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, sikurse në vitet e mëparshme edhe këtë vit në kantonet e Zvicrës qendrore: Zug, Schwyz dhe Nidwalden njerëzit kanë më shumë para se në kantoinet tjetra.
Me 78,473 CHF për frymë, kantoni Zug është qartësisht në vendin e parë, me Cyrihun në vendin e katërt me 56,322 CHF, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se njerëzit atje kanë pothuajse 60 për qind më shumë në dispozicion për shpenzimet e tyre sesa mesatarja zvicerane prej 49.100 frangash.
Tetë nga 26 kantonet zvicerane kanë fuqi blerëse mbi mesataren për frymë, ndërsa më shumë se dy të tretat e kantoneve kanë një sasi parash nën mesataren në dispozicion për shpenzime. Në kantonin e fundit në listë, atë të Juras, njerëzit kanë fuqi blerëse për frymë prej 42,530 CHF, që është më shumë se 13 për qind nën mesataren kombëtare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41















