Lajme
Në korrik Kosova mund të marrë Udhërrëfyesin nga BE-ja
Qysh në korrik të këtij viti, Kosova mund të marrë Udhërrëfyesin nga BE-ja për liberalizim të vizave. Një mundësi e tillë është paralajmëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
“Tani Kosova po kalon në një fazë shumë të rëndësishme të dialogut për liberalizim vizash dhe shpresojmë që pas vizitës që do t’i bëjë Kosovës Komisioni Vlerësues, në muajin korrik, ne do të mund të marrim Udhërrëfyesin për liberalizim vizash dhe për ta bërë këtë hap procesi i riintegrimit të personave të riatdhesuar është kriter shtesë”, ka thënë Çitaku, ndërsa ka vizituar komunën e Lipjanit ku është njoftuar me procesin e kthimit të të zhvendosurve dhe riatdhesimin e banorëve të kësaj komune.
Sipas saj, nota për Kosovën në përmbushje të kritereve të BE-së është më e larta dhjetë dhe jo gjashtë siç pretendohet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












