Lajme
Në Kosovë edhe një bankë turke
Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës kanë konfirmuar se janë duke shqyrtuar aplikacionin e njërës prej bankave të mëdha nga Turqia, për investim në Kosovë. Nëse kjo lejohet, atëherë do të shkojë në tre numri i institucioneve financiare me kapital të biznesmenëve nga ky vend, pas Bankës Kombëtare Tregtare dhe TEB Bankës
Siç raporton gazeta “Express”, Banka Kombëtare Tregtare dhe TEB Banka kontrollojnë rreth 7 për qind të tregut bankar në Kosovë.
Mësohet se në takim me Guvernatorin Gani Gërguri ata kanë shprehur interesim për të zgjeruar veprimatinë e tyre edhe në Kosovë, pasi që vlerësojnë se ekziston stabilitet i mjaftueshëm financiar dhe disiplinë fiskale. Edhe zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka pranuar se tashmë kjo bankë i ka kryer procedurat e aplikimit për të operuar në Kosovë.
“ Aplikacioni i një banke nga Turqia është në proces e sipër të shqyrtimit. Për hir të respektimit të integritetit të procesit të licencimit emri i bankës bëhet publik vetëm me rastin e marrjes apo refuzimit të licencës. Mirëpo, me rëndësi është se fjala është për një nga bankat e mëdha nga Turqia”, ka pohuar Kada për “express”.
Ndryshe kompanitë turke janë me aktivet në investime në Kosovës. Ato kanë investuar në procesin e privatizimit në Aeroportin e Prishtinës në KEK, ndërsa ka pretendime se do të investojnë edhe në privatizimin e Postës. Gjithashtu është konzorsiumi turko-amerikan “Bektel-Enka” që është duke e ndërtuar autostradën “Dr, Ibrahim Rugova”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













