Lajme
“Në Kosovë, lulëzon moda `Hillary Clinton`”
Emri i butikut tregon për popullaritetin e Clintonëve në Kosovë. Duke qenë se Billi, si ish president i SHBA-së ishte angazhuar për pavarësinë e Kosovës, ai edhe sot nderohet shumë këtu
Se cilin kandidat në garën presidenciale të SHBA-së e mbështet pronarja e këtij lokali, nuk ka shumë vend për të dyshuar: kandidaten emrin e të cilës e mban butiku i saj ,pra Hillary Clinton.
Elda Morina-Ymeraga e shpreh kështu këtë mbështetje: “Unë besoj se ajo është një grua që ka një vizion të qartë për të ardhmen e Amerikës. Ajo është kandidatja më e fortë dhe ajo e ka mbështetjen tonë sepse ka kaq shumë për të ofruar”, shkruan pforzheimerzeitung.de.
Emri i butikut tregon për popullaritetin e Clintonëve në Kosovë. Duke qenë se Billi, si ish president i SHBA-së ishte angazhuar për pavarësinë e Kosovës, ai edhe sot nderohet shumë këtu. Bashkëshortja e tij, tash edhe vet kandidate për presidente, është po kështu e dashur, transmeton albinfo.ch. Për shumë gra në Kosovë ajo konsiderohet si model për karrierë dhe modë.
Prandaj dhe në butikun “Hillary” ato mund të vishen krejtësisht ashtu sikurse idhulli i tyre
Ymeraga thotë: “Klientët tanë të rëndomtë janë gratë që punojnë, nëpunëset, mësueset, bankieret por edhe politikanet.
Por sa i përket barazisë gjinore, vendi (Kosova) mbetet mbrapa, përcjell albinfo.ch. Sipas një studimi vetëm afër një e pesta e grave në moshë të punës është e punësuar ndërkohë që te meshkujt janë dy të tretat, shkruan gazeta. Por një gjë e ka Kosova me përparësi krahasuar me SHBA-në. Atje prej pesë vitesh në krye të vendit ka qenë një grua.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










