Kosova
Në Kosovë “ringjallet” debati për formimin e Forcave të Armatosura
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, nuk do të mund të mbahet i bllokuar nga askush, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Transformim i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) është bllokuar për shkaka të një neni në Kushtetutën e Kosovës, për të cilën duhet të votojnë edhe serbët kosovarë. Këta të fundit nën ndikimin e Beogradit, po e sfidojnë forimin e ushtrisë kosovare, duke e parë si rrezik për Serbinë.
Derisa debati për këtë transformim ishte heshtur për një periudhë të gjatë nga ish Qeveria e Isa Mustafës, ky debat sërish është “ringjallur”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, nuk do të mund të mbahet i bllokuar nga askush. Këto komente, presidenti Thaçi i ka bërë gjatë një debati të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) me temë: “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për askënd. Qëllimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot, dhe i Forcave të Armatosura nesër, mbetet i njëjtë, pra fuqizimi i paqes e stabilitetit në rajon dhe ruajtja e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, procesi i transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura po shkon kah fundi.
Ai megjithatë ka pranuar se jo vetëm debatet, por edhe pikëpamjet mbeten ende të ndryshme rreth këtij transformimi.
“Fokusi i debateve është se a duhet të përmbyllet ky proces me anë të ndryshimeve ligjore apo kushtetuese. Disa shtete të NATO-s, për shkak të rrethanave politike, thonë se duhet të përmbyllet vetëm me ndryshime kushtetuese”, ka thënë Thaçi
“Por, të jemi të qartë, askush nuk mund ta bllokoj dhe as vë veto”, nënvizoi ai.
Qëndrimi i NATO-s dhe shteteve perëndimore që ndihmuan Kosovën në procesin e shpalljes së pavarësisë, ishte se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë edhe votat e përfaqësuesve të komuniteteve pakicë, përkatësisht të serbëve, për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, para se FSK-ja të transformohet në një ushtri të ardhshme të Kosovës.
Por, institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e përfaqësuesve serbë, të cilët janë deklaruar në disa raste se nuk do ta mbështesin formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Si opsion rezervë, vet presidenti Thaçi dhe përbërja e kaluar e Kuvendit tentuan që këtë transformim ta bëjnë përmes ndryshimeve ligjore, por një nismë e tillë nuk ishte mbështteur nga faktori ndërkombëtar, në veçanti nga NATO.
Verolub Petroniq, drejtor ekzekutiv i HumaniCentar dhe hulumtues i sferës së sigurisë nga Mitrovica e Veriut ka folur për neverinë që kanë serbët e Kosovës ndaj Forcave të Armatosura të Kosovës. Sipas tij, Forca e Sigurisë ishte pasardhëse e Trupave të Armatosura të Kosovës, që ishin strukturë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj, edhe Forcat e Sigurisë, do të mund të shiheshin si pasardhëse të këtyre strukturave.
“Kjo krijon frikë te serbët”, ka theksuar Petroniq. Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, nënvizoi ai, do të varet nga dialogu që Prishtina zhvillon me Beogradin në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Vendimmarrja në lidhje me ushtrinë në marrëveshje me Beogradin, është kundërshtuar nga presidenti Thaçi. Ai tha se interesimi i Beogradit për komunitetin pakicë serb në Kosovë, nuk nënkupton përzierjen e Serbisë në punët e brendshme dhe vendimmarrjen në Kosovë.
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkojnë me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












