Lajme
Në Kosovë shënohet java botërore e të ushqyerit me gji
Qëllimi i shënimit të kësaj jave është informimi dhe sensibilizimi i qytetarëve përkatësisht nënave me të ushqyerit me qumështin e gjirit për foshnjat
Në Kosovë shënohet java botërore e “të ushqyerit me gji”
Në Kosovë është shënuar java botërore e të ushqyerit me gji. Me rastin e kësaj jave, organizata “Human Care” organizoi bashkëbisedim me qytetarët e Prishtinës në sheshin “Nëna Terezë”.
Qëllimi i shënimit të kësaj jave është informimi dhe sensibilizimi i qytetarëve përkatësisht nënave me të ushqyerit me qumështin e gjirit për foshnjat. Java botërore e ushqyerjes me qumështin e gjirit është një aksion madhor që zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë javës së parë të muajit Gusht.
Qumështi i nënës është thelbësor për mirëqenien e fëmijës në fazat e para të jetës dhe për të ardhmen e tij, përveç kësaj ka dhe efekte pozitive për nënën të vërtetuara shkencërisht.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( OBSH ), rekomandohet që krahas ushqimeve shtesë edhe pasi foshnja të mbush 6 muaj, të vazhdohet të ushqyerit me qumësht gjiri.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?











