Lajme
Në Kosovë zbulohet „shtypshkronja e dollarëve“
Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth një milion dollarë amerikanë që dyshohet se janë të falsifikuar
Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth një milion dollarë amerikanë, në bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në një operacion të forcave të policisë janë arrestuar pesë persona nga rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës, te të cilët janë gjetur edhe pajisje, të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhimin e këtyre parave false.
Me urdhër të prokurorit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.6
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni deklaroi se hetimet rreth këtij rasti kanë zgjatur disa muaj dhe ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm.
Hetimet lidhur me rastin janë zhvilluar në Gjilan dhe Prishtinë dhe kanë arrestuar pesë persona me dyshimin që kanë kryer veprën penale, falsifikim i parasë dhe krim i organizuar dhe janë konfiskuar 980 mijë dollarë.
Sipas policisë, paratë janë të një “kualiteti të lartë” dhe mirë të sofistikuara.
“Gjatë kontrollimit te dy të dyshuarit e parë, janë gjetur dhe konfiskuar 980 mijë dollarë amerikanë të falsifikuar, e të cilat para dyshohet se janë prodhuar në shtypshkronjën “Verona” në Prishtinë, pronë e të dyshuarit R.L”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë.
Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë nën autorizimet dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












