Maqedonia
Në Kumanovë loja e shahut futet si lëndë mësimore në shkolla
Edhe pse të vegjël, shumica e këtyre nxënësve tashmë kanë mësuar teknikat dhe madje dinë edhe bazat e lojës.
Shahu do të futet si lëndë mësimore në shkollat fillore të Kumanovës. Kjo lojë strategjike që luhet nga dy persona, tashmë është një lëndë për nxënësit e klasave të para dhe të dyta në kuadër të procesit mësimor.
Mësuesja Arbana Islami tha se tani kanë vetëm mësimin e figurave dhe parimet themelore të lojës. “Interesi i tyre është i madh, dëshira është e madhe. Disa kanë njohuri për lëndën edhe prej më parë si nxënësit ashtu edhe prindërit”, tha ajo pët Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse të vegjël, shumica e këtyre nxënësve tashmë kanë mësuar teknikat dhe madje dinë edhe bazat e lojës.
Mbi 400 mësues tashmë janë trajnuar për të dhënë mësim të shahut.
“Në lëndën e shahut, ja vetëm dje në Shkup kishte një trajnim për mbi 100 profesorë, dhe deri më tani kemi arritur trajnimin e mbi 400 profesorëve. Ne si Federatë do të jemi në ndihmë të të gjitha institucioneve arsimore dhe nuk e kemi intencën t’ua mësojmë lojën e shahut, por nëpërmjet shahut të zhvillohet imagjinata, inteligjenca e tyre”, u shpreh kryetari i Federatës së Shahut, Agim Shemshiu.
Përfitimet për nxënësit janë të shumta, thotë drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri”, ndërsa shahun në këtë shkollë nxënësit e mësojnë edhe nëpërmjet pajisjeve dhe aplikacioneve digjitale.
“Ndikon te koncentrimi i fëmijëve. Përqendrimi gjatë procesit edukativo –arsimor, por luan edhe rol të madh në zhvillim psikik te fëmijët. Mendoj se gjithë së bashku duke filluar nga Federata, arsimtarët, por edhe ne si udhëheqësi e shkollës do të mundohemi që të gjitha këto të realizohen”, tha drejtori i shkollës, Muhamed Zeqiri.
Maqedonia e Veriut, praktikën dhe mësimin e ka bazuar në përvojat e huazuara nga Polonia dhe Anglia, ku shahu tashmë aplikohet si lëndë në procesin arsimor. Armenia është shteti i vetëm në botë ku shahu është i obligueshëm nëpër shkolla./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











