Lajme
Në Lozanë hapet punëtoria dygjuhësore për fëmijë
Përrallat e Gjysheve / Les contes de Mamie, libri i ri dygjuhësor që afron fëmijët me gjuhën dhe tregimin
Në Bibliotekën Chauderon në Lozanë, më 17 janar 2026 do të organizohet një punëtori leximi për fëmijët e moshës 4–8 vjeç, e udhëhequr nga Kantarena Gjelaj, edukatore sociale e specializuar në të drejtat e fëmijës. Qëllimi i aktivitetit është nxitja e leximit dhe zhvillimit dygjuhësisë përmes një përvoje të strukturuar dhe të përshtatur për të vegjlit.
Në qendër të punëtorisë është libri dygjuhësh Përrallat e Gjysheve / Les contes de Mamie, i shkruar nga Gjelaj në bashkëpunim me ilustruesin bashkautor. Libri ndërthur traditën e rrëfimit me objektivin edukativ: për fëmijët shqiptarë në vendlindje ai shërben si hapësirë e parë drejt gjuhës frënge, ndërsa për fëmijët me prejardhje shqiptare në vendet frankofone, ofron një mënyrë të natyrshme për të ruajtur dhe forcuar gjuhën amtare. Dimensioni ndërmjet gjenerative i tregimit, lidhja mes gjyshes dhe fëmijëve — e thellon vlerën kulturore të veprës.
Biblioteka Chauderon e mbështet këtë aktivitet si pjesë e programeve të saj edukative dhe të hapura për komunitetin, duke ofruar një mjedis të qasshëm për familjet që kërkojnë qasje cilësore në materiale dygjuhëshe.
Informacion praktik:
Data: 17 janar 2026
Vendi: Bibliothèque de Chauderon, Lausanne
Pjesëmarrja: e hapur dhe falas
Regjistrimi: sipas udhëzimeve të bibliotekës
Ky aktivitet synon të krijojë një hapësirë të qetë dhe të mirëstrukturuar ku fëmijët mund të takohen me gjuhën, librin dhe kulturën përmes një përvoje të orientuar drejt rritjes së tyre gjuhësore dhe emocionale.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Janar 2026
- Ora21:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit2 Dhjetor 2025 - 21:00
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












