Shkurt.ch
Në Lucern, kryetari zgjidhet me balotazh
Shanset më të mira për të trashëguar kryearin e deritashëm Urs Studer (pa parti) i ka politikani i CVP-PDC, Stefan Roth
Zgjedhjet që janë mbajtur të dielën, për kryetarin e qytetit të Lucernit, nuk kanë dhënë rezultat. Për tu zgjedhur kryetari nevojitet edhe një rund i zgjedhjeve, pasi që asnjëri nga kandidatët nuk e ka fituar shumicën e nevojshme.
Shanset më të mira për të trashëguar kryearin e deritashëm Urs Studer (pa parti) i ka politikani i CVP-PDC, Stefan Roth, i cili aktualisht është drejtor i financave në qeverië e qytetit.
Në këtë qeveri tashmë janë zgjedhur katër nga pesë anëtarët. Dy prej tyre, Stefan Roth (CVP) dhe Ursula Stämmer (SP-PS) janë rizgjedhur , ndërsa për herë të parë në këtë post janë zgjedhru Martin Merki (FDP-PLR) dhe Adrian Borgula (Të gjelbrit).
Ndërkohë në zgjedhjet për Parlamentin e Qytetit që janë mbajtur paralelsiht, CVP-PDC kanüe humbur nga një mandat, aq sa kanë fituar SP-PS dhe të Gjelbriot Liberalë. Pas zgjedhjeve, më së shumti anëtarë në parlament ka SP-PS, gjithsej 11, dhe pasojnë CVP-PDC me FDP-PLR-në që kanë nga 9 dhe SVP-UDC 7.
Në zgjedhjet në komunat fqinje me qytetin e Lucernit (paralagjet Emmen, Horw dhe Kriens) SVP-UDC ka pësuar humbje ndërkohë që është rritur përfaqësimi i liberalëve të gjelbër.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër














