Lajme
Në Maqedoni po mbahen rivotimet në katër komuna
Në komunën Qendër po rivotohet në 29 vendvotime, në Strugë 9 vendvotime, Gjorçe Petrov në një vendvotim. Në komunën e Dollnenit po zhvillohet raundi i dytë në 39 vendvotime
Në Maqedoni sot po mbahet rivotimet për raundin e dytë zgjedhor në tri komuna, si dhe votimet për raundin e dytë në një komunë. Balotazhi për përsëritet në Strugë, Qendër dhe Gjorçe Petrov të Shkupit, ndërsa raundi i dytë po zhvillohet vetëm në komunën e Dollnenit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni, siç informon INA, ka informuar se në ora 07.00 e mëngjesit, në kohën e duhur, janë hapur të gjitha 78 vendvotimet ku do të votohet në këto komuna.
Në komunën Qendër po rivotohet në 29 vendvotime, në Strugë 9 vendvotime, Gjorçe Petrov në një vendvotim. Në komunën e Dollnenit po zhvillohet raundi i dytë në 39 vendvotimet e kësaj komune.
Mirëpo, edhe kësaj here, sikurse në raundin e parë, në Komunën e Strugës është vërejtur një prani e madhe e forcave speciale të Policisë së Maqedonisë. Sipas banorëve të kësaj ane, policia ka ushtruar kontroll nëpër rrugë, me qëllim që t’i frikpsj votuesit.
Në garë për komunën e strugës janë dy kandidatë: Ziadin Sela i PDSH-së dhe Vladimir Koçoski i VMRO DPMNE-së. Ky i fundit mund ta rrezikojë Selën, vetëm nëse të gjithë votuesit votojnë për të, në të kundërtën Sela është para tij për më shumë se 5 mijë vota.
Në komunën e Strugës do të ketë rivotim në nëntë vendvotime me 7885 votues, në komuna Qendër do të rivotohet në 29 vendvotime ku janë të regjistruar 22.939 votues si dhe në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit në një vendvotim me 2.588 votues
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










