Maqedonia
Në Maqedoni po vazhdon të shpërfillet gjuha shqipe
Edhe pse ka kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Ligji për Gjuhet i cili parasheh që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në këtë shtet, ai ende nuk po gjen zbatim.
Nëse shkoni në kryeqytetin e Maqedonisë nga ana e Kumanovës tabelat në në hyre të tij janë vetëm në gjuhen maqedone dhe angleze por jo edhe në gjuhën shqipe. E në gjuhen shqipe mirëseardhje për në Shkup përdoret vetëm nga hyrja e Kosovës.
Drejtuesit e Komunës së Shkupit i kanë thënë Alsatit se ky është një gabim dhe ajo nuk është bërë me ndonjë qëllim, transmeton albinfo.ch.
“Qyteti i Shkupit e respekton dygjuhësinë dhe sapo të verifikohet vërtetësia e informacionit, në afat sa më të shkurtër do të bëhet edhe korrigjimi-arsyetohen nga Qyteti i Shkupit”, thuhet në përgjigjeje.
Vendosja e tabelave në institucione dhe në rrugë me gabime, apo vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe dhe më pas korrigjimi i tyre, po përsëritet tashmë disa herë.
Përgjegjësinë për respektimin dhe zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve e kanë Agjencia dhe Inspektorati që ende nuk janë funksionale.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana














