Lajme
Në mbarë botën, një grua vritet nga një i afërm çdo 10 minuta
Të paktën 85,000 gra dhe vajza u vranë qëllimisht në gjithë botën në vitin 2023, shumica prej tyre nga të afërmit, sipas shifrave të publikuara të hënën nga OKB-ja, “një nivel alarmant” për vrasjet që megjithatë mund të “parandaloheshin”.
“Shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm” për gratë, ku 60% e tyre kanë qenë viktima të “bashkëshortit të tyre ose anëtarëve të tjerë të familjes së tyre”, thekson ky raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Vjenë për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe organizata e Nju-Jorkut UN Women, botuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Kjo përfaqëson 140 femicide çdo ditë ose një grua e vrarë çdo 10 minuta.
Ky fenomen i kapërcen kufijtë, duke prekur të gjitha kategoritë sociale dhe të gjitha grupmoshat”, ku Karaibet, Amerika Qendrore dhe Afrika janë rajonet më të prekura përpara Azisë.
Në Amerikë dhe Evropë, femicidet kryhen kryesisht nga partneri, ndërsa në pjesën tjetër të botës janë anëtarët e familjes ata që përfshihen më shpesh.
Shumë viktima raportuan dhunë fizike, seksuale ose psikologjike përpara vdekjes së tyre, sipas të dhënave të disponueshme në disa vende. “Kjo sugjeron se shumë vrasje mund të ishin parandaluar”, thekson studimi, për shembull, nga “masat e urdhrit gjyqësor”.
Në rajonet ku mund të krijohet një prirje, shkalla e femicideve ka ngecur ose ka rënë vetëm pak që nga viti 2010, duke treguar se kjo formë e dhunës “i ka rrënjët në praktika dhe norma” dhe është e vështirë për t’u çrrënjosur, vëren UNODC, e cila analizoi shifrat e mbledhura në 107 vende.
Me gjithë përpjekjet e ndërmarra në disa vende, “feminicidet mbeten në një nivel alarmant”, vënë në dukje autorët. Por “nuk është e pashmangshme”, sipas drejtoreshës së UN Women, Sima Bahous, e cila u bën thirrje vendeve të forcojnë arsenalin e tyre legjislativ dhe të mbledhin më mirë të dhëna. /RTS
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











