Lajme
Në Medvegjë dyshohet për një varrezë masive
Ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore kanë vizituar një vend potencial për të qenë varrezë masive në rajonin e Medvegjës.
Informacionin e ka publikuar misioni evropian për sundimin e ligjit, nëpërmjet një komunikate për opinion. “Informacioni, i pranuar nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Kosovës, pretendon se një numër i panjohur i shqiptarëve të Kosovës, viktima të periudhës së viteve 1998-1999, mund të jenë varrosur këtu”, thuhet në komunikatë.
Alan Robinson, bashkëkryesues i EULEX-it në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, citohet të ketë thënë se është dërguar një ekip i gjerë ekspertësh të mjekësisë ligjore në lokacionin e supozuar.
Roli i tyre është shumë i qartë: të veprojnë si observues dhe të sigurojnë se metodologjia e duhur e mjekësisë ligjore është duke u aplikuar gjatë zhvillimit të operacionit në terren” .
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












