Bota
Në Mesdhe rojet bregdetare shpëtojnë edhe 1700 emigrantë
Derisa Evropa po ballafaqohet me numër rekord të imigrantëve derisa ata po largohen nga luftërat në vendet e Lindjes së Mesme, siç është Siria, nga ana tjetër marina italiane ka shpëtuar të shtunën gjithsej 5 anije me 1.700 emigrantë.
Në Detin Mesdhe rojet bregdetare kishin marrë thirrje për ndihmë nga dhjetëra anije, ka njoftuar një zëdhënës, raporton Reuters.
Ndërsa po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e 17 anijeve të tjera, përcjell albinfo.ch.
Mesdheu është shndërruar në pikën kaluese më vdekjeprurëse në botë për imigrantët.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, IOM më se 2.300 njerëz kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekje për të arritur në Evropë me anije.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














