Kosova
Në meshën e Krishtlindjeve bëhet thirrje për paqen në botë
Në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha kryesore e Krishtlindjeve, e udhëhequr nga Ipeshkivi i Kosovës, Dodë Gjergji.
Ai dha mesazhe për mirësinë, afërsinë dhe solidaritetin, duke thënë se Krishtlindjet janë mundësi për të qenë mirënjohës dhe për të përforcuar vetëdijen tonë.
“Festa e Krishtlindjes është momenti më i bukur dhe mundësia më e mirë për të falënderuar Hyun, për t’i dhënë lavdi krijuesit, pasi në këtë natë të shenjtë me mishërimin e fjalës është plotësuar premtimi shpëtimtues për të gjithë njerëzit. Na është dhuruar princi i paqes, i cili na mbush me dashuri e na bën të fuqishëm e të fortë. Me këtë kremtim solemn të kësaj nate përtërijmë kujtesën mbi veprën e Zotit, përforcojmë vetëdijen tonë dhe këndojmë jo vetëm me hare këngë engjëjve, por edhe i përsërisim psalmet, e pastaj shpallim shpëtimin që vjen nëpërmjet Krishtit, duke i dhënë lavdi që e meriton dhe duke e çmuar veprën e tij. Është vërtet gjë e bukur dhe nuk duhet askush të ketë frikë që të ulet e ta përqafojë këtë foshnjë të pafajshme”, tha Ipeshkvi.
Po ashtu ka bërë thirrje për paqen në botë.
“Dëshiroj me gjithë zemër t’i lutem Zotit për të gjithë njerëzit që kanë nevojë, për të sëmurët, për ata të cilët u mungon kujdesi, dashuria, sidomos lutem për paqe në botë, sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajm paqen pas nesh”, tha ai, shkruan Kosovapress.
Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit dhe për promovim të tolerancës ndërfetare, për të cilën tha se është pasuri për shoqërinë tonë.
Me rastin e Krishtlindjeve, mesazhe urimi kanë dërguar përfaqësues fetarë e politikë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










