Lajme
Në Mitrovicë plagosen tre serbë
Incidenti ka ndodhur kur një grup serbësh kanë tentuar të vjedhin në shtëpitë e familjes Vitaku, të cilat janë në ndërtim e sipër
Pak pas orës 20:00, tre serbë janë plagosur në veri të Mitrovicës, tek Kroi i Vitakut, raportuan mediet serbe. Në incident ka pasur të shtëna me armë dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.
Sipas burimeve të Koha.net, incidenti ka ndodhur kur një grup serbësh kanë tentuar të vjedhin dyer dhe dritare në shtëpitë e familjes Vitaku, të cilat janë në ndërtim e sipër. Serbet gjatë kësaj tentim-vjedhje kanë hasur në rojtarë shqiptarë, të cilët janë konfrontuar me hajnat serbë.
Hajnat thuhet të kenë marrë arrati në drejtim të shtëpive serbe dhe me këtë rast kanë pasuar të shtëna nga armët e zjarrit nga shtëpitë e serbëve por edhe nga ane e shtëpive të shqiptarëve.
Në lagje është duke mbretëruar një situatë shumë e tensionuar, ndërsa që forca të mëdha të PK-së, të EULEX-it dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













