Kosova
Në mjediset serbe në Kosovë, 33 të infektuar me koronavirus
Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri më 6 prill janë shënuar 33 pacientë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 32 janë nga komunat në veri të vendit.
Aleksandar Antonijeviq nga Departamenti i Shëndetit Publik në Mitrovicë të Veriut ka thënë në një konferencë për media që situata është gjithnjë më e rëndë.
Tre pacientë, sipas tij, janë dërguar për mjekim të mëtejmë në Nish, dy të tjerë në Beograd, ndërkaq tetë pacientë janë në Repartin Infektiv të Qendrës klinike sipitalore në Mitovicë të Veriut. Pacientët e tjerë me pasqyrë më të lehtë klinike janë vendosur në Qendrën e studentëve në Mitrovicën e Veriut.
Kryetari i Shtabit të krizës në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Spiriq, ka thënë që në hyrje të Qendrës klinike spitalore do të instalohet një objekt i montuar për të marrë mostrat e pacientëve me qëllim të ruajtjes së sistemit shëndetësor.
Spiriq ka konfirmuar se Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë në karantinë, e që sipas tij, “kjo do të thotë që pa pasur detyrime të drejtpërdrejta nuk ka nevojë të shkohet në Zveçan dhe anasjelltas”.
Më herët, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që Mitrovica e Veriut dhe Zveçani nuk janë një zonë e vetme e karantinës.
“Ajo ka qenë një zonë dhe ishte lënë mundësia që njerëzit të lëvizin ndërmjet dy komunave. Por kjo nuk funksionon, sepse të gjithë nga Zveçani dëshirojnë të vijnë në Mitrovicë dhe të gjithë nga Mitrovica në Zveçan. Kur e gjithë kjo të përzihet, krijohet problemi”, tha Hoti duke shtuar se shtabet e krizave kanë kërkuar që komunat të mbyllen.
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Sërgjan Vuloviq, ka bërë të ditur që dy persona nga kjo komunë kanë dalë pozitivë me koronavirus, ndërkaq që në izolim shtëpiak gjenden anëtarët e familjeve të tyre.
Ai ka paralajmëruar se nga dita e martë, në Shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, do të nisë testimi i personave që kanë simptoma të koronavoirusit. Vuloviq ka shtuar që vendbanimi i studentëve në Zubin Potok është përgatitur për pranimin e pacientëve të infektuar me koronavirus dhe se disponon me 60 shtretër.
Deri më tash, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, të infektuar me koronavirus janë 145 persona, prej të cilëve 23 janë shëruar, ndërkaq që 3 persona kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Turizmi i Zvicrës pret një vit rekord për qëndrimet me netë nga mysafirët e huaj në... -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit












