Lajme
Në një shkollë të Gjenevës nxënësit shkelin flamurin serb dhe e filmojnë këtë
Një nxënës me prejardhje joserbe kishte ardhur në shkollë me një flamur serb. “Nxënësit me prejardhje kosovare ia rrëmbejnë flamurin dhe e kanë shkelur atë”
Në një video që po qarkullon aktualisht në Tiktok, para një shkolle shihen rreth dhjetëra të rinj dhe një flamur serb i shtrirë në tokë, ndërkohë që nxënësit shihen duke e shkeluar atë, transmeton albinfo.ch. Një vajzë që godet me këmbë flamurin e Serbisë mban vetë një flamur shqiptar mbi supe. Këto skena kanë ndodhur në një shkollë në lagjen Le Lignon të Gjenevës.
Pierre-Antoine Preti nga Departamenti i Arsimit dhe Rinisë i Kantonit të Gjenevës konfirmon incidentin për 20minuten.ch: “Ne jemi të njohur me incidentin që ka ndodhur në ‘Cycle d’orientation du Renard'”, thotë ai. Nxënësit që ndjekin këtë shkollë janë nga 12 deri në 15 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në “Ditën e Kulturës”. “Ideja për këtë ditë ka ardhur nga vetë nxënësit”, thotë Preti. Një nxënës i cili vetë nuk ka prejardhje serbe kishte ardhur në shkollë me një flamur serb. “Nxënësit me prejardhje kosovare ia kanë rrëmbyer djalit flamurin në oborrin e shkollës dhe e kanë shkelur atë”, përcjell albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur më 1 qershor.
Nxënësit janë “dënuar në mënyrë meritore”
Ngjarja është trajtuar nga drejtoria e shkollës dhe është diskutuar me nxënësit. Janë njoftuar edhe prindërit. “Ata kanë deklaruar se nuk e kanë bërë këtë për bindje politike”, thotë Preti. Megjithatë, ata u “dënuan në mënyrë meritore” dhe ngjarjet u proceduan.
Është normale në këtë moshë që incidente të ndodhin herë pas here. “Por ishte incidenti i parë i këtij lloji në shkollë”, thotë Preti.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet











