Kosovë
Në panairin e turizmit të Kosovës, pjesëmarrës 80 biznese
Bëhet e ditur se më shumë se 80 biznese kanë marrë pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit, të organizuar nga CEO dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama, ka deklaruar se ky panair po na nderon me prezencën e bizneseve të rajonit.
“Ky panair e vë Prishtinën në një pozicion ku të gjithë e duam dhe ky panair po na nderon me prezencën e bizneseve nga rajoni dhe nga Italia. Vërtet uroj që liberalizimi i vizave të bëhet realitet, sepse është në interes të gjithë qytetarëve dhe krijon lidhje me bizneset”, tha Rama.
Sipas tij, Prishtina po bëhet atraksion për të gjitha bizneset ndërkombëtare.
E kryetari i Komitetit Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se panairet e tilla e ndihmojnë shtetin në imazhin ndërkombëtar.
“Është nder të jem në këtë panair që tashmë ka krijuar traditë. Sporti dhe turizmi lidhen ngushte me njëra tjetrën. Këtë vit në Prishtinë në korrik në Prishtinë organizohen turniri në volejboll ku do të pranishëm do të jenë 32 shtete, e që KOK do ta ndihmojë në këtë drejtim. Kok ka bërë një hulumtim që imazhet që i kanë sjellë Kosovës nga lojërat olimpike, kanë treguar se kapin vlerën e 8.2 milionë euro”, tha ai.
Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë së Kosovës, ka thënë se ligji për turizmin duhet të kalojë në Kuvend. “Nganjëherë në qytet flasim se Kosova nuk ka turizëm, atëherë sot e shohim që ka, por veçse duhet promovim. Në promovim shteti mos të hezitojë të jep para se ato para që i jep shteti i kthehen dhjetëfish. Ligji i Turizmit ka kaluar në Kuvend, por e meta e saj është se s’ka agjenci”.
Kurse, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se është e rëndësishme t’i drejtojmë fëmijët në arsimin profesional, në mënyrë që të jenë të gatshëm për sfidat e ardhshme.
“Është kënaqësi që të shoh panairet të cilat janë në të njëjtën linjë të programit të qeverisë sonë dhe së bashku më MKRS kemi ndarë fonde për 400 nxënës. Panairin e arsimit profesional dhe përtej asaj është se situata me pandeminë na tregon sesa është e rëndësishme t’i drejtojmë fëmijët në arsimin profesional në mënyrë që të jenë të gatshëm për sfidat e ardhshme. I inkurajoj të rinjtë që t’i vizitojnë panairet që e ndihmojnë në aftësimin e tyre profesional. Orientimi në karrierë është një nga objektivat që po punojmë si MASHT dhe tashme i kemi krijuar disa qendra të karrierës nëpër komuna të ndryshme që t’i ndajmë informatat me të rinjtë në Kosovë”, tha Nagavci.
Në hapjen e panairit, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi se ky panair do të sjellë shumë benifite për Kosovën, pasi vendi ynë ka se çfarë të ekspozojë dhe të paraqesë para vendeve të tjera, si në turizëm ashtu edhe në sport.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










