Në Panairin më të madh të librit në botë lexohet edhe shqip
Shumëkush prej jush në evenimente të ndryshme e ka përjetuar Shqipërinë në krye të listës së tabelave, qofshin ato orientuese, statistikore apo radhitje në ndonjë përfaqësim apo prezantim me karakter ndërkombëtar. Po kështu ishte edhe në panairin më të madh të librit në botë në Frankfurt të Gjermanisë.
E para në tabelën orientuese të botimeve internacionale, falë renditjes alfabetike, figuronte Shqipëria, përkatësisht Albania dhe fare pranë saj dihej që duhej të ishte pashmangshëm edhe Kosova, kështu që mjaftonte numri orientues i Shqipërisë për t’iu futur kërkimit në sallat pambarim të mëdha, e me një prezencë gati holliwudiane të shteteve të zhvilluara evropiane, por edhe tejatlantike, si Brazili e kështu me radhë.
Kosova dhe Shqipëria ishin të vendosura bashkë në një stendë të varfër me libra, ku më shumë se librit vëmendje nëpërmes një ilustrimi të madh të figurave të shquara kombëtare në mes me logon e përzgjedhur për të festuar 100-vjetorin i ishte kushtuar festës së madhe shqiptare,100 vjet shtet.
Dhe, si për ironi, ndonëse renditja alfabetike Serbinë do të duhej ta vendoste dikund tjetër, prezenca e stendës serbe ishte pranë asaj shqiptare, kroate, sllovene e kështu me radhë. Fqinjët e Ballkanit ishin prapë bashkë, mirëpo secili me histori më vete e më të dhimbshme se njëri-tjetri që as në arenën ndërkombëtare nuk arrinin t’i shmangen dot njëri-tjetrit. Ndërkohë që në stendën e Kosovës, në kohën kur ne po i vizitonim, ishte paraparë promovimi i librit me poezi të autorës Sevëme Fetiqi. Libri „Imazhe të ringjallura“ nga recensentët në terma e fjalë të mëdha u vlerësua si libër me poezi mjaft të mira, ndonëse në pjesën më të madhe të fjalimeve nuk dëgjohej ajo që thuhej për shkak të zhurmës së madhe që mbretëronte në këtë panair. Në hapje të promovimit të librit, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani, Hasan Qyqalla, ndër të tjera lexoi disa vargje të përzgjedhura nga libri „Imazhe të ringjallura“, kurse mbi veprën dhe jetën e autorës foli kolegu i saj, Sadik Krasniqi. Sevëme Fetiqi u tha se është lindur më 7 maj 1961 në Vushtrri. Ka studiuar mjekësinë në Prishtinë. Kurse ky është libri i i saj i tretë. Veprat e botuara të autorës janë „Kurorë e kaltër“, „Dëshmia e kthimit tim“ e prezantime të tjera me vlerë.
Konzulli i Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, përshëndeti mysafirët në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai tha të jetë i nderuar e i privilegjuar që në këtë përvjetor të shtetit shqiptar në stendën e Republikës së Kosovës e madhështon prania e shumë artistëve dhe shumë shkrimtarëve, të cilët jetojnë dhe veprojnë këtu në Gjermani.
„Ky është një fakt tejet i veçantë se diaspora kosovare, diaspora shqiptare prezenton një ndër vlerat më të mëdha, të cilat ka krijuar kombi ynë pavarësisht se në çfarë rrethanash ka kaluar në njëqind vjetët e fundit“, u shpreh Astrit Zemaj. Koordinatori i panairit, Besian Zeneli, tha që prezantimi i librit në këtë panair që nga paslufta e këtej ka krijuar një traditë që përcillet edhe sot. „Ne prezantohemi si Kosovë në kuadër të 126 shteteve sa marrin pjesë këtu. Domethënë është panairi numër një në botë sa i përket madhësisë dhe vëmendjes së botës që ka dhe se normalisht që edhe Kosova duhet të jetë në mesin e kulturave botërore“, tha mes tjerash Besian Zeneli, që është edhe përfaqësues i shtëpisë botuese „Buzuku“.
Përderisa interesimi i vizitorëve për librin shqiptar në një panair të stërmbushur me njerëz dukej i zbehtë, Zeneli u shpreh se është relativ, „mirëpo qëllimi ynë kryesor është që t’i tregojmë botës se kush jemi“, tha ai. Nërsa shumë më zbehtë dukej në pjesën tjetër të stendës shqiptare të shtëpive botuese nga Shqipëria „Botimpex“ dhe „Onufri“. Përveç tre përfaqësueve të mërzitur, nuk dukej të sillej njëri aty për një kohë të gjatë.
Njëri nga përfaqësusit e „Botimpex“ tha që interesimi i vizitorëve është nën përqindjen një. Shqiptarët thuajse nuk dukeh fare këtej, u shpreh duke mos dashur të kapte objektivi i fotoaparatit të albinfos.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër










