Lajme
Në pranga për prostitucion
Dy meshkuj në mënyrë të paligjshme, i siguronin klientë një femre në një shtëpi private në Gjilan
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka arrestuar në rajonin e Gjilanit tre qytetarë kosovarë, dy meshkuj dhe një femër, për ushtrimin e “zejes” së prostitucionit në mënyrë të jashtëligjshme. Dy nga të arrestuarit me procedurë të përshpejtuar janë dërguar në paraburgim, ndërsa i treti është liruar mirëpo ndaj tyre, si grup, pritet të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, rreth orës 16:00, në rajonin e Gjilanit ka realizuar operacionin policor të koduar “Shtatori” me ç’ rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale -Mundësim prostitucioni dhe Marrje me prostitucion”, thuhet në një kumtesë të policisë. Personat e arrestuar, sipas Policisë, janë I. B, mashkull shqiptarë, S. I. Mashkull – shqiptar dhe H. V. Femër shqiptare, të gjithë nga Kosova.“Personat e dyshuar janë arrestuar nga policia në vepër, në një shtëpi private pasi që të njëjtit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që përmes të dyshuarit I. B , cili i mundësonte prostitucion të dyshuarës H. V. duke i gjetur klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të hollave”, thuhet në deklaratën e Policisë.Pas intervistimit nga hetuesit policorë të dyshuarit S. I. dhe H. V., sipas komunikatës, janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë për “Marrje me Prostitucion” ndërsa me autorizim të prokurorit “i dyshuari për veprën penale “Mundësim i prostitucionit” I. B. është liruar dhe lënda do të procedohet në procedurë të rregullt”.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











