Kosova
Në Prishtinë do të ketë më shumë grafite
Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka nënshkruan memorandum mirëkuptimi me OJQ Q’ART, e cila merret me artin në hapësira ose grafite. Kjo marrëveshje ka për synim që të shtohen aktivitetet kulturore të ndërlidhura me artin në hapësira publike në kryeqytet, përcjell albinfo.ch.
“Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të reja arsimore me fëmijët dhe të rinjtë në Komunën e Prishtinës është një komponentë e rëndësishme për të rritur dhe theksuar talentin e të rinjve. Andaj, partnerët bien dakord të bashkëpunojnë në zbatimin e këtij programi si në vijim: Festivali Meetings of Style, është festival që mbledhë artistë të muraleve dhe grafiti artistë nga e gjithë bota me idenë e pasurimit të mureve me vepra artistike; Art në Hapësirat Publike, Përmes konkurseve apo një konkursi më të madh synohet nxitja e artistëve të jenë pjesëmarrës në realizim dhe ideim të veprave artistike nëpër hapësirat publike të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Kjo organizatë më herët ka bërë muralet në lagjen Mati 1 apo siç njihet tek rruga B.
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












