Kosova
Në Prishtinë u hap edicioni i dytë i Forumit të Sektorit të Ushqimit
Ky edicion ka synim për të krijuar lidhje mes kërkesës dhe ofertës në industrinë e ushqimit me distributorët e diasporës
Sot në Prishtinë është hapir edicioni i dytë i Forumit të Sektorit të Ushqimit, me qëllim që të mundësojë lidhjet biznesore ndërmjet përpunuesve/prodhuesve kosovarë të ushqimit dhe rrjeteve françiza, distributorëve ndërkombëtarë dhe atyre me bazë në diasporë, kontraktorëve, dhe blerësve të tjerë, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID në Kosovë, Joshua Mike, foli në hapjen e eventit, të cilit iu bashkua Hartim Gashi, Drejtor i Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo).
Eventi organizohet me qëllim të krijimit të partneriteteve për rritjen e zëvendësimit të importit dhe eksportit të produkteve ushqimore të Kosovës.
Edicioni i parë i suksesshëm i Forumit të Sektorit të Ushqimit, ku morën pjesë 12 blerës dhe 50 përpunues vendorë të ushqimit, rezultoi në rreth 1.1 milion euro investime të bëra nga prodhuesit kosovarë për të përmbushur kërkesat e blerësve dhe rreth 220.000 euro shitje u raportuan gjatë vitit të parë të kontratave të reja, me të tjera që pritet të konkretizohen në vazhdimësi.
Këtë vit rreth 25 blerës nga mbi 10 vende do të marrin pjesë në event për t’u takuar me rreth 80 prodhues vendas. Përveç takimeve B2B, eventi do të shfaqë histori suksesi mbi partneritetet e krijuara gjatë edicionit të parë të eventit, do të mbahen diskutime në panel, prezantime tematike dhe gara për degustimin e ajvarit, ku prodhuesit vendas konkurrojnë me ajvarët e tyre.
Prodhuesit vendas do të ekspozojnë gjithashtu produktet e tyre gjatë aktivitetit.
Edicioni i dytë i Forumit të Sektorit të Ushqimit organizohet nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), me mbështetjen e USAID Kosovo Compete Activity, Shoqata Organika dhe ProCredit Bank.
Aktiviteti pesëvjeçar i USAID Kosovo Compete synon të promovojë konkurrencën e sektorit privat dhe të rrisë eksportet e Kosovës në sektorët e TIK-ut, përpunimit të drurit dhe përpunimit të ushqimit. Ky aktivitet përpiqet t’i fuqizojë ndërmarrjet, organizatat dhe institucionet, duke përmirësuar vetëqëndrueshmërinë e sistemeve të tregut në këta sektorë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës Banorët e Zvicrës përballen me rritje të TVSH-së... -
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor














