Lajme
Në Rashkë dyshohet edhe për dy varreza masive
Hetuesit po gërmojnë edhe në dy lokacione të tjera ku dyshohet se janë varrosur rreth 400 shqiptarë të vrarë gjatë luftës së fundit (1998-1999)
Në Rudnicë të Rashkës në Serbi deri më tani janë zbuluar më shumë se 44 trupa të shqiptarëve të varrosur në një varrezë masive, ndërsa hetuesit po gërmojnë edhe në dy lokacione të tjera ku dyshohet se janë varrosur rreth 400 shqiptarë të vrarë gjatë luftës së fundit (1998-1999).
Siç raportojnë mediet kosovare, në afërsi të lokacionit ku po gërmohen, janë identifikuar edhe dy vende, ku pritet të zhvillohen gërmime nën dyshime për varreza masive. Sipas të dhënave që ka pala kosovare, në të tri lokacionet mund të jenë të varrosur rreth 400 shqiptarë.
Ndërkohë autoritetet serbe kanë thënë se në Rudnicë mund të jenë varrosur rreth 300 persona të vrarë gjatë luftës.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se deri më tani në Rudnicë të Rashkës kanë gjetur 45 trupa relativisht të kompletuar mirë, derisa kanë nxjerrë edhe 87 mbetje mortore që nuk janë kompletuar.
Ai ka thënë se identifikimi i personave të gjetur në këtë varrezë masive do të fillojë të bëhet këtë ose javën tjetër.
Varreza në Rudnicë afër Rashkës në Serbi është zbuluar vitin e kaluar nga institucionet ndërkombëtare. Atje gjurmimet antropologjike kanë filluar vitin e kaluar, ndërsa dyshohet se aty janë varrosur rreth 400 shqiptarë. Trupat e shqiptarëve tyë vraraë ishin dërguar atje për t’i fshehur gjurmët e krimit.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) janë zhdukur 5650 persona. Më shumë se 3200 janë identifikuar nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, në lumin Danub, etj, dhe janë riatdhesuar në Kosovë me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ndërsa edhe 1710 janë ende të zhdukur.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












