© 2016 ALBINFO
E-Diaspora
Në ring për humanizëm
Organizatori Mustafë Kicaj ka thënë se ky organizim do të vazhdojë edhe vitin tjetër, por jo vetëm në Zvicër, duke njoftuar se më 13 maj të vitit te ardhshëm do të ketë një gala mbrëmje taiboksi, e cila do të mbahet në Prishtinë për të ndihmuar familjet e dëshmorëve
18t taiboksierë të suksesshëm janë paraqitur mbrëmjen e se shtunës në sallën “Suba Club” në Wintethur, për të dëshmuar aftësitë e tyre në sportin e thaiboxit.
Ngjarja ishte pjesë e projektit “Art of Fighter”, organizim i së cilës kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për ata që vuajnë nga kanceri. Ishte ky organizimi i gjashtë me radhë që kishte mbledhur shumë sportistë dhe adhurues të këtij sporti në Gala mbrëmjen e organizuar nën drejtimin e kampionit të katërfishtë botëror të Thaiboxit, Mustafë Kicaj.
Në vitin e gjatë të organizimit, gala mbrëmja Taiboksi ka arritur që këtë vit të ndajë një shumë prej 5 mijë frangash zvicerane për Ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”. Për katër vite të bashkëpunimit me ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”, është arritur që kjo ligë të ndihmohet me rreth 50 mijë franga tregon për albinfo.ch, drejtuesi i gala mbrëmjes, Mustafë Kicaj.
Kampioni i katërfishtë botëror, Kicaj vlerëson të suksesshëm këtë organizim duke treguar se për këto vite sa kanë organizuar këtë mbrëmje kanë arritur të mbledhin një shumë të konsiderueshëm të të hollave me qëllim e vetëm ndihmën ndaj personave të prekur me kancer. Ai ka thënë se ky organizim do të vazhdojë edhe vitin tjetër, por jo vetëm në Zvicër, duke njoftuar se me 13 maj të vitit te ardhshëm do të ketë një gala mbrëmje taiboksi, e cila do të mbahet ne Prishtinë për të ndihmuar familjet e dëshmorëve.
Kicaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin e arritur nga nxënësit e tij, të cilët kanë zhvilluar luftëra në këtë mbrëmje. Nga 18 sportistë sa janë paraqitur, 9 nga ta ishin të shkollës “Thaiboxen Musti Gym” që e drejton ai. Ai ka treguar se Zvicra ka talent të cilët shquhen për këtë sport, ai njëherësh ka ftuar të gjithë ata të rinj që kanë pasion këtë sport që të drejtohen te klubi i tij, Musti Gym të cilin e udhëheq kampioni i katërfishtë botëror, Mustafë Kicaj,
Taiboks gala mbrëmja, “Art of Fighters” tashmë tradicionale ka karakter humanitar, qëllim i së cilës është që përmes shfaqjes së artit të taiboksierëve të arrijë mbledhjen e fondeve të cilat do të jenë dedikim për Ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”.
Muay Thai dhe Kickboksi jane sporte luftarake që praktikohen me goditjet me duar dhe me këmbë. Muay Thai e ka origjinën që në shekullin e 16-të kurse Kickboksi vijnë si kombinim i disa nga teknikave të karatesë, Muai thai dhe boksit. Muay Thai është shumë i përhapur në Azi po gjithashtu është në rritje dhe në Evropë dhe Amerikë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut


























































