Lajme
Në Shqipëri bie numri i vizitorëve për 40 për qind
Numri i vizitorëve pranë hoteleve dhe strukturave akomoduese është ulur me 43,3% në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me tremujorin e tretë 2019-s.
INSTAT publikoi rezultatet e anketës së turizmit “Strukturat akomoduese”. Anketa realizohet pranë hoteleve dhe strukturave akomoduese të ngjashme me to dhe ka si qëllim të masë ecurinë e treguesve statistikorë mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të hartuar politika mbi zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të turizmit.
Sipas anketës, numri i netqëndrimeve për tremujorin e tretë 2020 ndjek të njëjtin trend me numrin e vizitorëve, duke shënuar ulje me 44,9%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019, raporton atsh, transmeton Albinfo.ch.
Sipas INSTAT, numri i vizitorëve rezidentë, të cilët kanë pushuar në Rajonin e Jugut, shënoi rritje me 0,4% dhe konkretisht në zonat bregdetare është shënuar rritje me 25,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
“Vërehet se vizitorët rezidentë shqiptarë kanë preferuar të pushojnë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator në Rajonin e Jugut duke shpenzuar 5,3% net qëndrime më shumë, në zonat bregdetare duke shpenzuar 10,7% net qëndrime më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sipas llojit të strukturave akomoduese, numri i netqëndrimeve nga vizitorët rezidentë në akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra, është rritur me 31,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019 dhe 88,7% e netqëndrimeve nga rezidentët është shpenzuar në hotele dhe struktura të ngjashme”, thuhet në raportin e INSTAT.
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
“Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,2%, kundrejt 38,2% që ishte në tremujorin e tretë 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4%, kundrejt 43,4% që ishte në tremujorin e tretë 2019”, thuhet në publikimin e INSTAT.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër











