Kosova
Në Shqipëri e Kosovë sot shënohet Dita e Mësuesit
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë në Ditën e Mësuesit, përcjell albinfo.ch.
“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”, shkroi Meta në Facebook.
Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina” ku deklaroi se përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen. Ai tha se sot ky mision vazhdon nga mësimdhënësit tanë, kudo ndër trojet shqiptare.
Ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se kjo është dita kur nderohen mësuesit dhe kujtohet roli i tyre për rendësin që kanë për të ardhmen e shoqërisë tonë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











