Shqiperia
Në Shqipëri edhe tri viktima nga COVID-19, 55 raste të reja
Edhe tri viktima nga COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri. Të premten paradite është bërë e ditur se kanë vdekur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 55 raste të reja me koronavirus. Shumica e rasteve janë në Tiranë – 39. Në Vlorë janë katër raste, në Kukës tri raste e nga dy në Durrës, Krujë e Kavajë. Shkodra, Elbasani dhe Kamza kanë nga një rast të ri.
“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar”, ka njoftuar Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë kryer 431 testime. Numri i të shëruarve ka kaluar numrin e rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 77 pacientë.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris













