Lajme
Në Shqipëri, fluks i madh udhëtarësh
Fluksi i udhëtarëve ka qenë i madh në portin e Durrësit ku kanë mbërritur 4 tragete me nga 2 mijë e 200 pasagjerë si dhe 600 automjete
Në pikën doganore kufitare të Kakavijës në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë hyrë 4 mijë e 980 persona, mes të cilëve edhe 208 shtetas të huaj.
Po në këtë hark kohor kanë dalë 3 mijë e 244 persona. Si gjithmonë pala shqiptare ka përforcuar sportelet duke punuar me 6 të hyrje dhe 4 në dalje, kurse pala greke me nga 3 sportele si në hyrje dhe në dalje, raporton BalkanWeb.
Në Kapshticë vijon normalisht qarkullimi i udhëtarëve, ndërsa fluksi ka qenë në rënie krahasuar më ditët e kaluara.
Ndërkaq pala greke ka rritur numrin e sporteleve duke e çuar në 3, pasi ditët e kaluara ka punuar vetëm me nga 2 sportele si në hyrje dhe në dalje.
Sipas Balkan Web-it, fluksi i udhëtarëve ka qenë i madh dhe në portin e Durrësit ku kanë mbërritur 4 tragete me nga 2 mijë e 200 pasagjerë si dhe 600 automjete.
Në portin e Vlorës kanë mbërritur vetëm mëngjesin e sotëm plot 680 pasagjerë me 2 tragete. Në të dy portet kryesore të vendit vijon situata e qetë ndërsa autoritetet e portit po përballojnë me sukses fluksin.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










