Lajme
Në Shqipëri, gjatë shtatorit inflacioni ishte 2.8 për qind
Krahasuar me një vit më parë, inflacioni ka pësuar ulje, pasi për të njëjtën periudhë ai shënonte 3.4 për qind
Pothuajse shumica e prodhimeve të shportës në shtator u shtrenjtuan, por në kontrast me këtë fakt, vlera e inflacionit e deklaruar nga INSTAT është relativisht e ulët, vetëm 2.8 për qind, shkruan gazeta Panorama e Tiranës.
Krahasuar me një vit më parë, inflacioni ka pësuar ulje, pasi për të njëjtën periudhë ai shënonte 3.4 për qind.
Raporti i INSTAT-it për ecurinë e çmimeve të konsumit përgjatë muajit të kaluar nxjerr në pah se pothuajse të gjitha grupet kanë pësuar rritje.
Kështu, rritje pësoi grupi “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, me 0.6 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Të tjera grupe që kanë pësuar rritje të çmimeve janë ato të veshjeve, të transportit, të qirasë, ujit dhe lëndëve djegëse, qiratë e banesave, ilaçet dhe nafta.
E pavarësisht gjithë këtyre shtrenjtimeve, sërish shqiptarët ia kanë dalë të kenë një inflacion të ulët, i cili me sa duket është balancuar vetëm nga rënia e çmimeve tek-tuk për ndonjë frut.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











