Lajme
Në Shqipëri mbahet konferenca e Ipeshkvijve të Evropës
Mbajtja e kësaj konference është ngjarja më e madhe kishtare në Shqipëri, pas vizitës së Papës Gjon Palit të Dytë në vitin 1993
Konferenca evropiane e ipeshkvijve të Kishës Katolike do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor në Tiranë. Do të jetë kjo hera e parë që një organizim i tillë mbahet në Shqipëri.
Në këtë konferencë do të zgjidhet një kryesi e cila do të veprojë nga viti 2011 deri në vitin 2016 si dhe do të debatohet për ungjillëzimin e ri në Evropë.
Mbajtja e kësaj konference në Shqipëri është ngjarja më e madhe kishtare në këtë vend, pas vizitës së Papës Gjon Palit të Dytë në Shqipëri në vitin 1993, shkruan cathweb.
Kardinalët dhe ipeshkvijtë e të gjitha vendeve të Evropës do t`i presë edhe presidenti i vendit Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











