Shqipëria
Në Shqipëri nis shpërndarja falas e librave për filloristet
Në Shqipëri këtë vit ka nisur shpërndarja e librave falas për nxënësit e shkollave fillore.
Mësimi në Shqipëri do të nis me 17 shtator dhe deri atëherë pushtetarët kanë thënë se 125 mijë nxënës do të marrin librat e tyre.
Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla nga Vlora gjatë një takimi me prindër dhe mësues u kërkuan nxënësve ti rujan librat. Rama ka thënë se në rast se dëmtohen librat vendimit që ka marrë Këshilli i Ministrave është që familjet duhet të paguajnë ato, shkruan Albinfo.ch.
“Që librat do të merren falas e do duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do duhet të mbahen me kujdes, me dashuri e të kthehen. Nuk është një shpikje e jona. Kemi marrë disa kritika apo qesëndi për këtë, por nuk është një shpikje e jona dhe nuk është vetëm një çështje materiale, por është edhe një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin”, ka thënë ai.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pohoi se tekstet falas janë për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt, por shtoi se qeveria pretendon që vitin tjetër të përfshijë edhe klasat e pesta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













