Shqipëria
Në Shqipëri rritet numri i azilkërkuesve të huaj
Azilkërkuesit në Shqipëri rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015
Në vitin 2015, shqiptarët i janë drejtuar shteteve evropiane për të kërkuar azil, dhe për ironi ka edhe një rritje të dukshme të kërkesave nga të huajt për azil në Shqipëri.
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri për vitin 2016, ku bien në sy një sërë tendencash.
“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016. Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku”, thuhet në raportin e INSTAT, raporton ‘Monitor’.
“Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4% të popullsisë rezidente, përcjell albinfo.ch.
Gjatë 2016, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.
Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Evropës, të cilët zënë 66,5% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Evropa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2%, krahasuar me 2015, vlerëson INSTAT.
Po kështu, referuar arsyes së dhënë nga të huajt në vitin 2016 ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2%, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










