Bota
Në Skandinavi forcohet sekularizmi
Burime të Kishës në Norvegji dhe Suedi kanë frikë se në të ardhmen e afërt mund të mbeten pa më shumë se gjysmën e besimtarëve aktualë, raporton Associated Press.
Sipas të dhënave të fundit, në Norvegji muajt e fundit mbi 25.000 besimtarë kanë pushuar të jenë anëtarë të Kishës Luterane, veçanërisht pasi ishte lejuar në internet të braktiset kisha, përcjell albinfo.ch.
Që nga fillimi i vitit Kisha Lutherane ka humbur mbi 34.000 anëtarë, pasi asaj iu afrua vetëm 2,000 besimtarë të rinj.
Kisha zyrtare ka 3.9 milionë anëtarë, por sipas ligjit norvegjez, çdo fëmijë me të paktën një prind është anëtar i kishës automatikisht.
Edhe pse Luteranizmi është i fortë në Skandinavi, Norvegjia ngadalë është duke u bërë një nga vendet më sekulare.
Situatë e ngjashme me kishën është edhe në Suedi, e cila gjithashtu përballet me një “tru” në rritje të besimtarëve, duke shkaktuar mbylljen e kishave dhe ndërtesave të tjera fetare.
Radioaja suedeze ka thënë se vitin e kaluar 67.000 besimtarë kanë lënë kishën, e cila shkaktoi probleme të mëdha me financimin. Në Kishën Suedeze janë punësuar 20.000 punonjës, ndërsa ata kujdesen për më shumë se 3.400 kisha dhe ndërtesa të tjera fetare.
Ndërkohë në Skandinavi numri i katolikëve dhe myslimanëve është në rritje, kryesisht për shkak të emigrimit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












