Shkurt.ch
Në Spitalin Universitar të Gjenevës, vetëm me maska
Kjo masë parandaluese vlen jo vetëm për gjithë personelin, por edhe për vizitorët
Bartja e maskës mbrojtëse të gojës do të bëhet e detyrueshme për personelin e Spitalit Universitar të Gjenevës. Një vendim i tillë që, sipas autoriteteve spitalore hyn në fuqi menjëherë, përbën një masë të përkohshme dhe ka për synim përballjen me epideminë e gripit.
Spitali i Gjenevës ka marrë këtë vendim pasi që epidemia e sivjetme e gripit ka qenë shumë e rëndë në krahasim me vitet tjera.
Kjo masë parandaluese vlen për të gjithë personelin, pa përjashtim: madje, përveç personelit mjekësor e kujdestar, ajo është e detyrueshme edhe për vizitorët. Për më tepër, edhe pacientët duhet të vejnë maska kur dalin nga dhoma e tyre e spitalit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës














