Lajme
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm
Në Qendrën e Kulturës në Stokholm, në prani të një audience të gjerë lexuesish, autorja e njohur shqiptare Lea Ypi zhvilloi një bashkëbisedim të veçantë me publikun rreth librit të saj më të ri, “Të poshtëruar”, transmeton albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi, Ypi ndau me të pranishmit rrëfimet, përvojat dhe prapaskenat që e kanë frymëzuar për krijimin e kësaj vepre, ashtu si dhe të librit të saj të suksesshëm “Të lirë”, që ka fituar vlerësime ndërkombëtare.
Në aktivitet morën pjesë Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, si dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shqipërisë, Eno Çollaku, të cilët zhvilluan një bisedë miqësore me autoren.
Ata vlerësuan kontributin e Ypit në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe mënyrën se si ajo, përmes veprave të saj, trajton tema të thella që lidhen me identitetin, lirinë dhe përgjegjësinë historike, duke reflektuar mbi përvojën personale dhe kolektive të shqiptarëve.
Ky aktivitet letrar në kryeqytetin suedez u prit me interes të veçantë nga lexuesit, duke dëshmuar ndikimin e vazhdueshëm të veprës së Lea Ypit në debatet kulturore e intelektuale brenda dhe jashtë botës shqiptare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij













